×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ambasada e Britanisë ka këtë kërkesë ndaj Kurtit e Vuçiq një ditë para takimit në Bruksel

    Insajderi
    17 August 2022 - 15:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasada britanike në Kosovës ka thënë se takimi i nesërm që pritet të ndodhë ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq është një mundësi e mirë për t’i ulur tensionet dhe për t’i normalizuar marrëdhëniet.

    Kurti dhe Vuçiq do të takohen të enjten në mëngjes në Bruksel, ku të pranishëm do të jenë edhe përfaqësuesi i lartë të BE-së.

    “I dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, foli dje me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin serb, duke nënvizuar shqetësimin e Mbretërisë së Bashkuar për rritjen e tensioneve dhe gjuhën e nxehtë të ditëve të fundit”, ka shkruar ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

    “Udhëheqësit tani kanë mundësinë dhe përgjegjësinë në bisedimet e tyre në Bruksel për të vënë qytetarët e tyre në radhë të parë, për të forcuar më tej arritjet e deritanishme në dialog dhe për të bërë hapa të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve”, thuhet më tej komunikatë të ambasadës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark