×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Ambasadori Ajeti shpërndan përkrahjen gjermane ndaj Kosovës për barrikada

    Insajderi
    29 December 2022 - 22:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me kënaqësi ndajmë me ju disa nga reagimet qeveritare dhe parlamentare nga Gjermania në përkrahje të Republikës së Kosovë

    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka shpërndarë disa nga reagimet qeveritare dhe parlamentare nga Gjermania në përkrahje të Kosovës si shkak i barrikadave të vendosura nga grupe kriminale serbe në veri të vendit.

    Ndër reagimet që Ajeti shpërndau është ai i ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, e cila kërkoi heqjen e menjëhershme të barrikadave.

    ““Barrikadat ilegale të ngritura nga serbët e Kosovës duhet të largohen sa më shpejtë që të jetë e mundur”. Nga Serbia pritet një qasje konstruktive dhe kjo i është komunikuar, Beogradit. “Retorika nacionaliste në veçanti, si ajo që kemi dëgjuar nga Serbia javët e fundit, është krejtësisht e papranueshme.” Rritja e pranisë ushtarake pranë kufirit serb me Kosovën po dërgon gjithashtu sinjal të gabuar”, ka shkruar Ajeti duke ia adresuar deklarimin MPJ-së gjermane, transmeton Klankosova.tv.

    Më poshtë gjeni statusin e plotë të Ajetit:

    Me kënaqësi ndajmë me ju disa nga reagimet qeveritare dhe parlamentare nga Gjermania në përkrahje të Republikës së Kosovë

    Deputeti i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD), Adis Ahmetovic, ka shprehur shqetësimin e tij për bllokimin e rrugëve, duke kërkuar heqjen e barrikadave dhe rikujtuar Beogradit se çdo përpjekje “për të përsëritur një kapitull të errët të historisë nuk duhet të lejohet të ketë sukses.” Deputeti Ahmetovic, ka reaguar përsëri sot për çështjen e barrikadave duke e bërë përgjegjës Serbinë: “Përderisa qeveria serbe nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, do te këtë konflikt mes dy vendeve”. Politikani i SPD shprehu edhe frikën se konflikti mund të vazhdojë të tutje. “Nëse ne (si BE) përpiqemi ta mbështesim Kosovën për të demokratizuar dhe forcuar në integritetin dhe sovranitetin e saj territorial, Qeveria serbe në anën tjetër është pala që përpiqet të përshkallëzojë. Me Qeverinë serbe, ekziston një dorë e zgjatur e Rusisë në Ballkanin Perëndimor.“

    Deputeti i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD-Fraktion im Bundestag), Frank Schëabe deklaroi se “Nëse nuk ka rrugë kthimi, atëherë përshkallëzimi i konfliktit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës mund të menjanohet vetëm me integrimin më të shpejtë të Kosovës në strukturat ndërkombëtare siç është Këshilli i Evropës. Të gjithë të involvuarit duhet të kontribojnë menjëherë në zbutjen e situatës.”

    Deputeti i Partisë së Gjerlbër të Gjermanisë (BÜNDNIS 90/DIE GRÜNEN) Boris Mijatovic ka akuzuar Serbinë për prishjen e paqes dhe stabilitetit rajonal, e cila prej vitesh është duke u përpjekur të minimizojë shtetësinë e Kosovës, andaj “bashkësia ndërkombëtare duhet t’ia bëjë të qartë Serbisë, se nuk do të ketë kthim prapa” në qëllimin e saj të zhbërjes së pavarësisë së Kosovës dhe riintegrimit të saj në territorin serb.

    Deputetja e Partisë Liberale të Gjermanisë (FDP), Renata Alt, e ka bërë Serbisë dhe presidentin serb Vuçiq përgjegjës për përshkallëzimin e situatës në Kosovën: “Përshkallëzimi i konfliktit ndërmjet #Serbisë dhe #Kosovës është një kërcënim serioz për sigurinë në #Evropë! #Vuçiq provokon zjarr në Ballkan. Ndaloni negociatat e anëtarësimit të Serbisë në BE me Serbinë tani, asnjë € nga #Brukseli drejt #Beogradit!”

    Deputeti i Partisë Kristian-Demokrate të Gjermanisë (CDU), Christoph Ploß, duke reaguar mbi zhvillimet në veri të Kosovës ka shkruar se: “Kërcënimet ushtarake të Serbisë dhe bllokimi i pikave kufitare janë të papranueshme. Ne kemi nevojë për një sinjal të qartë nga BE-ja për qeverinë serbe. Duhet të ndalet menjëherë përshkallëzimi drejt #Kosovës!”

    Deputeti i Partisë Kristian-Demokrate të Gjermanisë (CDU/CSU-Bundestagsfraktion), Knut Abraham, gjithashtu ka reaguar duke thënë, se “Situata në Kosovë dhe Serbi duhet të ketë vëmendje imediate. (…) retorika e Serbisë është e rrezikshme, e papërgjegjshme dhe e papranueshme. De-eskalimi duhet të jetë rendi i ditës. Më shumë presion serioz nga BE ndaj Beogradit””.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark