×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori britanik në Serbi: Mbështesim anëtarësimin e Kosovës në KiE

    Insajderi
    20 April 2024 - 20:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë se Londra e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në organizatat tjera ndërkombëtare.

    “Sikurse shumë vende të Bashkimit Evropian, evropiane dhe vende të tjera, ne e konsiderojmë Kosovën shtet të pavarur. Britania e Madhe dëshiron që ta shohë Kosovën në KiE dhe organizatat e tjera, kur kushtet të jenë të pjekura për këtë”, ka thënë Ferguson për mediat në Serbi.Ferguson ka thënë se dëshiron që të shohë progres në formimin e Asociacionit.  “Në të njëjtën kohë, duam të shohim progres në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Kjo duhej të ndodhte kohë më parë, sepse është obligim nga Marrëveshja e Brukselit”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark