×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ambasadori gjerman mirëpret nisjen e diskutimeve për Asociacionin, i gëzohet pjesëmarrjes së Rashiqit

    Insajderi
    25 January 2023 - 10:52

    Pajtohem plotësisht se duhet çuar para diskutimin për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, shkroi ambasador gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, në një rishpërndarje të cicërimës së Këshilltarit të Lartë të DASh’së, Derek Chollet, i cili të marten mbrëma njoftoi se ka biseduar me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për nisjen e diskutimeve për Asociacionin, shkruan Insajderi.

    Rohde u shpreh i lumtur që ministri nga pakica serbe, Nenad Rashiq, “ka konfirmuar” pjesëmarrjen në takimin diskutues për Asociacionin të thirrur nga ambasada amerikane në Prishtinë.

    “Më vjen mirë të dëgjoj se Ministri i Kosovës Nenad Rashiq ka konfirmuar pjesëmarrjen siç është planifikuar për diskutim të Asociacionit më 31 janar”, ka shkruar Rohde.

    Rashiq i tha dje Radios Evropa e Lirë se do të merr pjesë në takimin e thirrur nga ambasada amerikane për diskutim të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

    Derek Chollet njoftoi të marten se ka zhvilluar bisedë telefonike me Albin Kurtin, ku mes tjerash, “diskutuam për rëndësinë e karakterit multietnik për të lëvizur para me diskutimet për Asociacionin e Komunave me Shumidcë Serbe në kontekst të dialogut, dhe nevojën që zyrtarët serb të rikthehen në pozitat e tyre”, shkroi Chollet.

    Ndërkaq, Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në një intervistë për transmetuesin publik estonez tha se ky Asociacion “ka vdekur dhe nuk mund të ringjallet”./Insajderi/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark