×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ambasadori i Ukrainës në Serbi: Kosovën nuk e njohim e as s’ndryshojmë qëndrim

    Insajderi
    24 February 2024 - 22:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori i Ukrainës në Beograd, Volodymyr Tolkac, tha sot se Ukraina nuk e njeh Kosovën shtet të pavarur dhe ky është një qëndrim që nuk ndryshon.

    Në një intervistë për gazetën serbe “Tanjug”, Tolkac tha se Ukraina “ka kërkuar ndaljen e bombardimit të Serbisë” dhe ka kërjuar “kompromis” në Beograd në vitin 1999.

    Ushtarët tanë, batalioni ukrainas morën pjesë në misionin në Kosovë dhe mbrojtën rajonin e, Shtërpces, Gjilanin, për më shumë se 10 vjet. Vërtet nuk ishte një kohë e lehtë. Dhe dua t’ju jap disa informacione, ju lutem krahasoni këtë , trupat ruse janë zhvendosur nga Bosnja dhe Hercegovina në Kosovë, pas disa vitesh janë kthyer në Rusi, kemi qenë aty nga viti 1999 deri në fillimin e agresionit rus kundër vendit tonë dhe fatkeqësisht na është dashur ta përfundojmë misionin tonë në Kosovë në vjeshtën e vitit 2022”, tha Tolkac.

    Dhe qeveria e Kosovës e mbështet plotësisht pavarësinë e Ukrainës. Ndonjëherë është shumë e vështirë për politikanët tanë t’ia shpjegojnë këtë popullit tonë. Por mund të them se qeveria jonë dhe presidenti ynë janë të qëndrueshëm në qëndrimin e tyre se ne nuk do ta njohim Kosovën“, tha tutje Tolkac.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark