×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ambasadori rus jep një mesazh të fortë, para protestës së serbëve në Veri

    Insajderi
    22 December 2022 - 11:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Para se të nis protesta e serbëve në veri të Mitrovicës e paralajmëruar për orën 12:00, ka reaguar edhe ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko.

    Kharchenko i cili i doli në krah serbëve, theksoi se ky shtet mund të mbështetet në Rusi për situatën në Kosovë, ndërsa vuri në dukje se të dy vendet do të vazhdojnë të koordinojnë qëndrimet e tyre për këtë çështje.

    “Njerëzit në Serbi e dinë se gjithmonë mund të mbështeten te Rusia. Pavarësisht sfidave serioze për vendin tonë në kuadrin e përballjes me NATO-n, që na u imponua. Ne vazhdojmë të marrim pjesë në zgjidhjen e krizave aktuale ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Kosovën”, thuhet në tekstin e publikuar në revistën International Affairs, përcjell Insajderi.

    Siç tha Bocan-Kharchenko, Rusia do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Beogradin në mbrojtjen e të drejtave ligjore të Serbisë në lidhje me Kosovën.

    Sipas diplomatit, instrumenti kryesor i Moskës në këtë çështje është fakti se Rusia është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

    Diplomati rus ka kujtuar fjalët e presidentit Vladimir Putin se qëndrimi i Rusisë për çështjen e Kosovës nuk ka ndryshuar.

    “Ne bëjmë thirrje për një zgjidhje të përhershme të pranueshme reciprokisht midis Beogradit dhe Prishtinës bazuar në ligjin ndërkombëtar dhe rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara,” tha Bocan-Kharchenko. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark