×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ambasadorja gjermane në Serbi: Rezoluta 1244 nuk ofron bazë për kthimin e forcave serbe në Kosovë

    Insajderi
    19 December 2022 - 14:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadorja gjermane në Serbi, Anke Konrad, ka thënë situata në Kosovë tregon se sa urgjente janë bisedimet për të gjetur një kompromis.

    Konrad ka theksuar se është e nevojshme që Kosova dhe Serbia, të shfrytëzojnë rastin për të gjetur kompromisin përfundimtar dhe të mos kalojnë nga kriza në krizë, përcjell Insajderi.

    “Kemi një zinxhir provokimesh dhe hapash të ndërsjellë që njëra apo tjetra palë i percepton si provokim. Kjo duhet të ndalet, është e rëndësishme t’i kthehemi bisedimeve për normalizim, përsëriti ambasadori”, ka thënë ambasadorja gjermane.

    Konrad tha se, rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk ofron bazë për kthimin e forcave serbe në veri të Kosovës.

    Ndonëse shtoi se KFOR është ai që duhet t’i përgjigjet kërkesës së Serbisë për këtë çështje. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark