×
  • Sport
  • Sport

    Amerikani Grimes i bashkohet Prishtinës

    Insajderi
    08 February 2023 - 22:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Krah-qendra Nate Grimes është përforcimi më i ri i Sigal Prishtinës. Grimes (208 cm) është prezantuar të mërkurën te Prishtina, ekip për të cilin do të luajë për pjesën e mbetur të këtij sezoni. 26-vjeçari po vlerësohet si përforcim i rëndësishëm te Prishtina, bazuar në përvojën e tij në shtetet evropiane si Gjermani, Belgjikë e Finlandë.

    “Amerikani Nate Grimes, 26 vjeçar, i cili luan në pozitat 4 dhe 5, është transferi më i ri i skuadrës sonë! Ai ka luajtur në elitat e shteteve si: Izrael, Gjermani, Belgjikë dhe Finlandë. Grimes gjatë gjithë karrierës ka luajtur me dyshifror të dyfishtë pikësh & kërcimesh. Është lojtar dominant si në sulm si në mbrojtje”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

    Grimes, së fundmi ka luajtur te skuadra nga Izraeli, Hapoel Eliat ku në gjashtë ndeshje ka pasur një mesatare prej 6 pikëve e 3 kërcimeve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark