Kombëtarja e Kosovës po ndeshet sonte me Izraelin në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Amir Rrahmani ka bërë një postim për Kosovën, për ndeshjen e sotme që po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
29-vjeçari i ka uruar Kosovës suksese për këtë përballje.
“Suksese Kosova ime”, shkroi Rrahmani në llogarinë e tij në “Instagram”.
Rrahmani nuk është i grumbulluar me Kosovën për ndeshjet e këtij muaji. Ai sot luajti me Napolin në Serie A, në ndeshjen ndaj Empolit.