×
  • Showbiz
  • Show

    Ana Kabashi publikon pamje të reja nga xhirimet e klipit “Je e vetmja dashuri”

    Insajderi
    01 February 2023 - 22:22

    Ana Kabashi dhe Getinjo të premten (3 shkurt) kanë njoftuar publikimin e videoklipit “Je e vetmja dashuri”.

    Dyshja e njohur e realizuan këngën brenda shtëpisë së famshme të Kosovës, Big Brother VIP.

    Ndërkohë që kënga u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku, ata tanimë kanë finalizuar edhe xhirimet e klipit.

    Bukuroshja nga Peja së fundmi ka shpërndarë disa fotografi të reja në Instagram, të cilat janë shkëputur nga xhirimet e këtij projekti.

    Ajo shfaqet në formë të mahnitshme me stil të ri të flokëve, duke qenë se i kushton rëndësi të madhe dukjes.

    “Shënoni datën 03.02.2023”, ka shkruar ajo.

    Besohet që ky projekt do të pëlqehet nga publiku e do të ketë suksesin e merituar.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark