×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Anarki në Kazakistan, protestuesit djegin gjithçka

    Insajderi
    06 January 2022 - 17:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kaosi në Kazakistan vazhdon. Policia në Almaty theksoi se dhjetëra trazira janë “eliminuar”, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Interfax. Ushtarët dhe protestuesit u përleshën më herët sot në sheshin kryesor të Almaty.

    Siç raportoi Reuters transportuesit e blinduar të personelit dhe dhjetëra ushtarë në këmbë hynë në sheshin kryesor të Almaty mëngjesin e sotëm, ku qindra njerëz ishin mbledhur për të protestuar kundër qeverisë për të tretën ditë.

    Agjencia ruse e lajmeve TASS raportoi se shkëmbime të rënda zjarri shpërthyen midis ushtrisë dhe njerëzve të armatosur në sheshin përpara bashkisë së Almatit.

    “Ushtarët mbërritën në shesh, nisën një operacion pastrimi kundër rebelëve. Një shkëmbim i ashpër i armëve është duke u zhvilluar”, sipas TASS.

    Agjencia e lajmeve Sputnik raportoi në të njëjtën kohë, duke cituar një deklaratë nga policia e Almaty, se dhjetëra njerëz ishin vrarë në qytet teksa përpiqeshin të sulmonin selinë e policisë gjatë natës.

    kazakistan

    “U bë një përpjekje për të hyrë në selinë e policisë në Almaty gjatë natës dhe dhjetëra sulmues u eliminuan,” tha policia.

    Sipas Reuters, televizioni shtetëror i Kazakistanit transmetoi sot se Banka Kombëtare e vendit ka vendosur të pezullojë funksionimin e të gjitha institucioneve financiare. Gjithashtu interneti është kryesisht jashtë funksionit në vend.

    Video: 9GAG

    Protestat në Kazakistan, të nxitura fillimisht nga rritja e çmimit të karburantit, vranë tetë oficerë policie dhe anëtarë të Gardës Kombëtare pardje, të martën dhe të mërkurën, duke bërë që presidenti të thërriste për ndihmë Rusinë që dërgoi trupat./ Abcnews

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark