×
  • Sport
  • Sport

    Ancelotti ankohet për ndeshjen kundër Muriqit me Mallorcan – kjo është arsyeja

    Insajderi
    04 February 2023 - 23:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, foli në konferencë për shtyp para ndeshjes së radhës në La Liga, atë në transfertë ndaj Mallorca-s së Vedat Muriqit.

    Tekniku italian nuk është i lumtur me faktin se skuadra do të luajë në orën 14:00, duke pretenduar disa orë më tepër pushim ndërsa shtoi se për të Vinicius është një shembull për t’u ndjekur.

    “Alaba është stërvitur dhe ndjehet mirë, të dielën mund të luaj nga fillimi. Po ashtu edhe Militao me Benzema janë duke bërë testet e fundit dhe nuk më duket se kanë diçka serioze. Mund edhe të pushojnë në kampionat, por do të jenë të gatshëm për Botërorin e Klubeve.

    Në fushë pas 72-orësh? Nuk jemi aspak të lumtur me këtë fakt, nuk më duket e drejtë të luajmë pas kaq pak orësh. Të dielën zbresim në fushë në orën 14:00, do ta bëjmë këtë vetëm sepse jemi të detyruar.

    Vinicius Junior? Për mua Vinicius është një shembull, të rinjtë pëlqejnë lojtarët me kualitet dhe ai është i tillë. Nipërit e mi e kanë fanellën e Vinicus dhe nuk e ndryshojnë atë me asnjë tjetër”, u shpreh Ancelotti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark