×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ancelotti e Klopp në historinë e Champions, njëri për mirë e tjetri për keq

    Insajderi
    28 May 2022 - 23:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Carlo Ancelotti dhe Jurgen Klopp shkruajnë emrin në historinë e Champions League. Italiani e fitoi për të katërtën herë, si asnjë trajner tjetër më parë.

    Në vitet 2003 dhe 2007 ai e fitoi në krye të Milanit, kurse në vitin 2014 e kishte ngritur Champions League po me Real Madrid, sikurse bëri sonte.

    Jurgen Klopp ndërkohë barazon rekordin e finaleve të humbura në Champions League. Gjermani është mposhtur tre herë dhe dy herë i ka ndodhur me Liverpool ndaj Realit.

    Më parë ai ka humbur edhe një finale në krye të Borussia Dortmund, kundër Bayern. Tre finale ka humbur edhe Marcelo Lippi, 1997, 1998, 2033.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark