×
  • Sport
  • Sport

    Ancelotti: Guardiola do ta bëjë Cityn dominues në Evropë

    Insajderi
    16 February 2016 - 20:00

    Trajneri që do ta zëvendësoj Guardiolan te skuadra gjermane Bayern Munich, Carlo Ancelotti ka thënë që Guardiola “do ta kthejë Manchester Cityn dominues në Evropë”.

    Italiani i cili ka fituar tre trofe të Ligës së Kampionëve i ka thënë sajtit të njohur Goal.com se Guardiola do të ketë sukses në skuadrën e “qytetarëve”.

    “Pas Manchester Cityt është një grup që ka dëshmuar se ka para, dhe me këto burime Guardiola do ta bëjë Cityn dominues në Evropë”, deklaroi ish-trajneri i Milanit.

    Guardiola ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve me Barcelonën, në të dyja finalet e ka mposhtu Barcelonën për të ngritur trofeun më të madh të klubeve në Evropë.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark