×
  • Lajme
  • Botë
  • Showbiz
  • Lajme / Botë

    Anderson ndahet edhe nga bashkëshorti i saj i pestë

    Insajderi
    21 January 2022 - 12:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pamela Anderson dhe bashkëshorti i saj i pestë, Dan Hayhurst i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre të dashurisë pas vetëm 13 muajsh martesë.

    Ish-aktorja e Baywatch ka bërë kërkesë për divorc në vendlindjen e saj, Kanada, ku ishte zhvendosur me bashkëshortin e saj të ri vitin e kaluar, raportojnë mediat e huaja.

    Ndarja vjen pothuajse një vit pasi Anderson kishte zyrtarizuar lidhjen me truprojën e saj pasi të dy ranë në dashuri. Po ashtu, si një konfirmim për këto zëra, Pamela u fotografua pa unazën e saj të martesës javën e kaluar.

    Kujtojmë se dyshja u martuan në një ceremoni intime në prag të Krishtlindjeve në oborrin e shtëpisë së Anderson në ishullin Vancouver, Kanada.

    “Jam pikërisht aty ku duhet të jem – në krahët e një njeriu që më do vërtet”, tha ajo për DailyMailTV në një intervistë Janarin e kaluar.

    Anderson u takua me Hayhurst, i cili jetonte në vend në ishullin Vancouver, gjatë ditëve të para të pandemisë dhe u tha që dyshja kishin qenë së bashku 24/7 që atëherë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark