Emisioni “Natë Vere” në T7 ka përmbyllur suksesshëm sezonin e parë. Nata finale u përmbyll me befasi për moderatorët dhe stafin që punuan me përkushtim.
Moderatori Andi Artani u përlot në studio pasi u surprizua nga prindërit e tij.
Nëpërmjet një videoje ata i treguan atij se sa krenarë ishin për të arriturat e tij.
“Jam shumë krenar me të me të arriturat e tij deri më sot. Besoj se ka me arrit shumë më shumë në të ardhmen”, tha babai i tij.
“Në T7 si moderator ka bërë një punë e mahnitshme dhe na ka befasuar. Suksese të mëtutjeshme”, shtoi nëna e tij.
Rikujtomë se emisioni ka filluar nga 12 korrik të këtij viti.