Andi Lila rrëfen bisedën me Pogba-n gjatë ndeshjes me Francën – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Andi Lila rrëfen bisedën me Pogba-n gjatë ndeshjes me Francën

    Insajderi
    27 June 2016 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbollisti i kombëtares shqiptare, Andi Lila, ka rrëfyer eksperiencën e tij në Kampionatin Evropian që u mbajt këtë vit në Francë. 

    Një nga episodet më të veçantë të eksperiencës në Euro 2016 për Lilën mbetet dueli i tij me Paul Pogba-n në minuta e fundit të sfidës me Francën.

    “Unë mbaja Martial-in, por në fund, te Franca u aktivizua Pogba. Ai është shumë i gjatë, një kokë më i gjatë se unë dhe në goditje këndi apo dënimi po të mos e mbaje me hile të shkëputej. Ndaj unë e kapja me duar si të mundja 2-3 herë, duke u munduar që të mos më shihte gjyqtari.”

    “Ai thirri dy-tre herë por gjyqtari nuk e dëgjonte, pasi në Marsejë ishte rrëmujë, kishte shumë tifozë. Ndaj m’u kthye dhe më tha në anglisht ‘A je i çmendur?’.  ‘Po’ i thashë dhe u largova me shpejtësi”, tregoi duke qeshur Lila këtë episod të veçantë gjatë ndeshjes me “gjelat”.

    Lila po ashtu u shpreh i zhgënjyer me rezultatet e ndeshjeve të tjera që nuk shkuan në favor të Shqipërisë. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark