×
  • Lajme
  • Lajme

    Andin Hoti: Nuk jam shumë i kënaqur me Deklaratën për Personat e Zhdukur, por është më e mira e mundshme

    Insajderi
    02 May 2023 - 23:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetar i Komisionit Qeveritar të Personave të Zhdukur të Kosovës, Andin Hoti, ka komentuar Deklaratën e Personave të Zhdukur të dakorduar në Bruksel.

    Hoti ka thënë se nuk është marrëveshja më e mirë e mundshme, por se është një hap i rëndësishëm dhe se Kosova po fiton qasje në arkivat shtetërore serbe.

    “Është një hap shumë i rëndësishëm. Nuk them që është final por fillestar. Tani kemi qasje në arkivat shtetërore të Serbisë. Nuk jam shumë i kënaqur. Nuk është deklarata më perfekte e mundshme por deklarata më e mirë e mundshme që kemi mujt me nxjerr në Bruksel. Kjo nuk është asgjë, por implementimi i saj shpresojmë që do na dërgojë në gjetjen e personave të zhdukur”, tha ai në një lidhje direkte në Pressing në T7.

    “E keni në paragrafin tre, personat e zhdukur me forcë, e kam thënë edhe më parë. Assesi nuk mund të ndodhë që të barazohet viktima me agresorin. Nëse e lexon në Konventë ndërkombëtare, vetëm shteti si shtet, mund të bëjë krime dhe mund të bëjë zhdukje të personave me forcë”, shtoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark