×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Andin Lokaj “mbi ligjet e Kosovës” – ndezë cigaren në ambientet e RTK-së

    Insajderi
    05 January 2022 - 15:17

    Redaksia e sportit të Radio Televizionit të Kosovës kanë organizuar disa kamera të fshehura me disa figura të njohura nga elita e futbollit të Kosovës dhe basketbolli. Ferid Zekolli legjende e basketbollit, Faruk Statovci ish-futbollist i njohur dhe tani trajner i KF KEK-ut.

    Gazetarët Valon Jakupi dhe Andin Lokaj kanë organizuar këto kamera të fshehura të edicionit festiv për vitin e ri 2022.

    Në kamerën e fshehur me gjyqtarin Genc Nuza, komentatori i njohur Lokaj në kuadër të kamerës së fshehur ndezi një cigare brenda studios, në ambient të mbyllur.

    Pirja e duhanit në ambientet e mbyllura në Kosovë është e ndaluar me ligj.

    E këtë ia kujtoi edhe Nuza, i cili në atë moment iu drejtua Lokajt duke i thënë se është e ndaluar pirja e duhanit.

    “Jo, jo, ambienti, nuk lejohet. Mundet me ardhë inspektoriati me të ndalu”.

    Momentin e ndezjes të cigares mund ta shikoni në minutën 11:55.

    Andin Lokaj në muajin nëntor të vitit 2021 është suspenduar nga RTK për shkak të deklaratave kontraverze dhe ofenduese ndaj popullit shqiptar në rrjetin social Facebook.

    Deri më tani, RTK ende nuk ka marrë ndonjë vendim rreth kësaj çështje, përveç futjes në disiplinë sipas rregullave të televizionit. /Insporti.com/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark