×
  • Showbiz
  • Show

    Angela Martini për ditëlindjen e saj i bënë dhuratë vendlindjes së saj, Shkodrës

    Insajderi
    24 May 2023 - 19:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish miss Albania 2010, Angela Martini, edhe pse nuk jeton në vendlindje ajo ka treguar vazhduar  mbështetje për Shkodrën e saj.

    Me rastin e ditëlindjes së 37-të, modelja i ka dhuruar vendlindjes një fushë sportive për volejboll dhe basketball.

    Lajmin e bëri të ditur vet ajo përmes një videoje në Instagram.

    Postimi i plotë:

    “Secili prej nesh ka rrugën dhe rrugëtimin e tij në jetë. Jemi të zënë çdo ditë me problemet dhe synimet tona. Por nëse ndonjëherë përpiqemi për një sekondë të ndajmë dashurinë përreth dhe të ndihmojmë njerëzit e tjerë, kjo na mbush me lumturi dhe gëzim.
    Jam e lumtur që pata një mendim të tillë dhe ndihmova sadopak qytetin tim të lindjes – Shkodrën. Eshte nje projekt i bukur i financuar nga Fondacioni Angela Martini qe perfundoi sot”.

    Fusha është për të gjithë të rinjtë e Shkodrës dhe është e pozicionuar në oborrin e shkollës Ali Laçej.

    Kujtojmë se, gjatë tërmetit të 2019-tës ajo dhuroi një shumë të konsiderueshme dhe gjatë vitit të pandemisë ndihmoi shumë familje në nevojë në zonën e Shkodrës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark