×
Show

Angelina Jolie bëhet profesoreshë në Universitetin më prestigjioz të Anglisë

Insajderi
23 May 2016 - 21:26
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ajo është fituese i çmimit Oscar për aktoren më të mirë, një lobuese politike dhe tashmë Angelina Jolie është bërë edhe profesoreshë.

Ylli holliovudian ka nisur punën si profesoreshë e jashtme në Shkollën për Ekonomi në Londër, (London School of Economics) një nga universitetet më prestigjioze në Britani.

Ajo do të jetë ligjëroj si pjesë e Qendrës për Gra, Paqe dhe Siguri, në kuadrin e programit master, shkruan “The Independent”.

“Po shikoj përpara që t’i mësoj dhe të mësoj nga studentët dhe gjithashtu të ndajë më të tjetër, eksperiencën time në punën me Qeveri dhe Kombet e Bashkuara”, ka thënë Jolie.

Jolie përpos aktrimit është e njohur edhe për punën e saj si aktiviste e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, saktësisht Agjencisë për Refugjatë./Insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark