×
  • Showbiz
  • Show

    Angelina Jolie punëson vajzën e saj 15-vjeçare si asistente

    Insajderi
    17 August 2023 - 14:56

    Angelina Jolie ka punësuar vajzën e saj 15-vjeçare, Vivienne Jolie-Pitt si asistenten e saj në prodhimin e ardhshëm të “The Outsiders”, raporton Page Six. Ylli hollivudian thotë se Vivienne i kujton nënën e ndjerë.

    “Viv më kujton nënën time sepse ajo nuk fokusohet të jetë në qendër të vëmendjes, por të jetë një mbështetje për krijuesit e tjerë”, tha Jolie në një deklaratë, duke iu referuar nënës së saj, Marceline Bertrand.

    E ëma ishte gjithashtu një aktore dhe producente deri në vdekjen e saj në 2007. “Ajo është shumë serioze për teatrin dhe punon shumë për të kuptuar më mirë se si të kontribuojë ,” shtoi aktorja.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark