×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Anglia bindëse ndaj Senegalit – kualifikohet në çerekfinale

    Insajderi
    04 December 2022 - 21:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kombëtarja e Anglisë është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Botës “Katar 2022” falë fitores kundër Senegalit në 1/16 e finales.

    “Tre Luanët” e drejtuar nga Gareth Southgate triumfuan 3:0 kundër Senegalit.

    Henderson zhbllokoi rezultatin në minutën e 38-të duke ia dhënë epërsinë Anglisë.

    Sulmuesi Harry Kane e dërgoi Anglinë në pushim me epërsi të dyfishtë kur shënoi në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë.

    “Goditjen” e fundit senegalezëve ua dha Saka që konkretizoi në minutën e 57-të.

    Kësisoj, Anglia në çerekfinale do të ketë punë të vështirë pasi takohet me Francën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark