Anisa ka pretenduar se Ana ishte në lidhje me dikë para se të hynte në Big Brother VIP Kosova 3.
Ajo thotë se me njohurit që ka ata e kanë lënë lidhjen hapur.
“E di që e kanë pasë një marrëdhënie të hapur, para se të hynte në Big Brother”, u shpreh Anisa.
Ndërkohë, Ana ka reaguar ashpër ndaj produksionit duke thënë se po mundohen ta njollosin atë.
“Këto janë lojëra të produksionit që u bënë padijeninë time, ai ka qenë i dashuri im kohë më parë dhe ka qenë lidhje e shkurtër. Produksioni po më njollos mua dhe ta kthej Kevinin kundër meje”, tha ajo.
Por, ajo bëri edhe një reagim tjetër, që e fshiu menjëherë.
Ajo ka publikuar bisedat me produksionin ku kishte kërkuar që sonte të i jepet mundësia të reagoj për atë se çfarë tha ish i dashuri.
Ndërsa kjo kërkesë e saj nuk u plotësua duke mos i dhënë hapësirë.