×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Ankohen qytetarët në Ratkoc: Mjekët nuk vijnë me kohë në punë

    Insajderi
    30 January 2023 - 09:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ndonëse orari i punës i fillon në ora 07:00, doktori i Përgjithshëm në QMF-në e Ratkocit, Shaip Krasniqi nuk është parë aty. Deri në orën 08:00, në korridoret e QMF-së nuk është parë asnjë mantelbardhë.

    Banorët e asaj ane, janë ankuar në adresë të Ekonomia Online, se Dr. Krasniqi nuk vjen asnjëherë me kohë në vendin e punës. Ata, në kushte anonimiteti, kanë thënë se duhet të presin deri në 40 minuta për të marrë një shërbim në këtë qendër.

    EO ka kontaktuar edhe drejtoreshën e Shëndetësisë në Komunën e Rahovecit, Saranda Salltekun, e cila ka thënë se nuk është në dijeni për vonesa të tilla. Ajo ka arsyetuar vonesën e sotme, duke thënë se i njëjti

    “Për sot kam qenë në dijeni për vonesën e tij, është arsyetuar se ka qenë duke kryer fizioterapi”, ka thënë ajo. EO ka pyetur nëse është në dijeni për vonesat edhe të ditëve tjera, por që Sallteku e ka mohuar.

    Edhe një tjetër qytetar në kushte anonimiteti është ankuar se i njëjti nuk vjen asnjëherë me kohë në punë. Thotë, se çdo herë kur ka për të marrë shërbim i duhet të presë deri në 40 minuta.

    EO ka pyetur edhe U.D. e drejtorit të QKMF-së “Fahredin Hoti” në Rahovec, Dr. Elbunit Kryeziu për këtë çështje, i cili ka thënë se nëse evidentohet se Krasniqi është vonuar, do të merren masa ndaj tij. Verifikimi, ka thënë se do të bëhet përmes kamerave të sigurisë.

    “Ankesa ndaj personit në fjalë nuk janë paraqitur, por nëse evidentohet një gjë e tillë, normalisht se do të merren masat”, u shpreh Elbonit Kryeziu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark