×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Ankohet Shaip Kamberi: Tmerr, komentatori serb nuk ia përmendi emrin Xhakës

    Insajderi
    06 December 2022 - 22:39

    Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka kritikuar komentatorin serb të Arena 1 Premium, pasi sipas tij ky i fundit nuk ia ka përmendur emrin futbollistit shqiptar që përfaqëson Zvicrën, Granit Xhakës.

    Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ai shkroi se ky është një fashizëm i orkestruar.

    “Për 90 minuta sa zgjati ndeshja Portugali vs Zvicër, komentuesi i Arena 1 Premium nuk ka përmendur as edhe një herë të vetme emrin e Granit Xhakës” – shkroi ai.

    Ndryshe, Portugalia është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror, kurse Zvicra është diskualifikuar

    Reagimi i plotë:

    Për 90 minuta sa zgjati ndeshja Portugali vs Zvicër, komentuesi i Arena 1 Premium nuk ka përmendur as edhe një herë të vetme emrin e Granit Xhakës.

    Tmerr. Tmerr. Tmerr.

    Çfarë fashizmi i orkestruar.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark