Gjithnjë e më shumë njerëz përcaktohen për ilaçet natyrale si burimin kryesor për antibiotikët dhe këtë me arsye. Në vijim ju sjellim gjashtë nga antibiotikët më të fortë natyralë.
Qepa dhe hudhra
Që të dyja kanë përbërës të fortë antibakterialë dhe antibiotikë. Në kohën kur nuk kanë ekzistuar antibiotikët dhe produktet e tjera farmaceutike, thelbi i hudhrës ka përbërë industrinë farmaceutike shkaku i efektit të gjerë.
Rrënja e xhenxhefilit
Xhenxhefili është erëz shumë efikase që përdoren në ushqim dhe mjekësi. Mund të konsumohet në forma të ndryshme, si ekstraktet, vaj, pilula, tinkturë. Është i hatashëm në luftën kundër infeksioneve dhe inflamacioneve, zbut simptomat e mundimeve dhe dhimbjet.
Vaji i kokosit
Vaji i kokosit në masë të madhe përdoret si antibiotik natyral dhe mund të ndihmojë në shërimin e kollës, kandidës, lythave dhe inflamacioneve. Ka efekt të fortë kundër mikrobeve që e bën të hatashëm si preparat në ndihmë te tretja.
Uthulla e mollës
Kohëve të fundit uthulla e mollës është shumë aktuale shkaku i vetive kundër inflamacioneve. E pasur me acide të uthullës, ndihmon në trajtimin e problemeve me lëkurë, por edhe te gihti dhe artriti. Uthulla e mollës është burim për probiotikë, që trupi i ka nevojë.
Mjalti
Në masë të madhe njihet si antibiotik natyral, mjalti po ashtu është i shkëlqyeshëm për trajtimin e shumë gjendjeve të tjera. Përmban peroksid, e mjalti është i fortë për të eliminuar më shumë se 60 lloje të baktereve dhe njëkohësisht në shërimi e plagëve.
Karafili
Karafili është i veçantë shkaku i përbërësve antibakterialë. Përdoret në kujdesin ndaj shëndetin oral, por karafili luan rol në eliminimin e baktereve dhe inflamacionin e dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve.