Sara dhe Atdheu kanë realizuar takimin e tyre të parë pas përplasjeve të shumta që kanë pasur me njëri-tjetrin. Së fundmi ata duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë rënë në paqe. Teksa po konsumonin verë, ai mori gotën e Sarës dhe po kërkonte buzët e saj.
Gjatë këtij takimi, Sara nuk humbi rastin që t’i përmendte telefonin e kthyer mbrapsht dhe ata po talleshin për mesazhet që i vijnë. Mesa duket konkurrentja e thumboi për rastin që pati me Antonelën kur ajo u largua nga takimi pasi pa mesazhin “më mungon” në telefonin e tij, për të cilin Atdheu u justifikua se është nëna. Më pas konkurrenti i dhuroi asaj një puthje në qafë, në zonën ku ka tatuazh shqiponjën duke i thënë “Do ta puth pak shqiponjën”.
Nga ana tjetër, Antonela u nevrikos shumë nga sjellja e Atdheut me Sarën dhe u ngritur për ta qëlluar me shuplakë në studio.
Ajo e paralajmëroi se këto gjëra nuk i bën dot me të dhe më pas e goditi me këpucë dhe i tha “i pafytyrë”.
Antonela: Këto gjëra nuk mi bën mua, t’i fusësh gishtat në gojë të tjerëve.
Atdheu: Çfarë ishte kjo?
Antonela: Kështu jam unë, e dhunshme, e dashur. Kur nuk më respekton, kështu jam.
Atdheu: Këtë ta lejova, se nuk më ka prekur njeri me dorë mua. Je me fat.
Pas pjesës së tretë të takimit, Antonela xhelozon nga takimi dhe e godet me take Atdheun.