×
  • Showbiz
  • Show

    Antonela: Mashkulli po nuk pati lekë, të mos më afrohet, dua një bos

    Insajderi
    24 October 2022 - 11:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sa herë që flitet rreth lekut, të gjithë njerëzit kanë mendime të ndryshme. Tema e parasë, u diskutua edhe në emisionin “Trotuar” në Top Channel, ku ishin disa të ftuar. Mes tyre, ishte dhe ish-banorja e Big Brother VIP dhe ish-konkurrentja e “Përputhen”, Antonela Berisha.

    Teksa po diskutonte me një panel të ftuarish rreth parasë, tha se nëse mashkulli nuk është bos, mot t’i afrohet fare. E ftuar në “Trotuar”, Antonela Berisha theksoi se në vitin 2022 nuk ka pse të vuajë. Pastaj është zotësia e femrës që të mbajë ekonominë e mashkullit, në mënyrë që ai mos i humbasë paratë.

    Mashkulli po nuk qe bos mos më afrohet, që të mi plotësojë të gjitha kushtet”, tha fillimisht Antonela, e cila më pas shtoi:” Ai a do femër të bukur? A do që unë të mbahem? Si t’i bëj unë këto.

    Edhe dikur kur martoheshe pyesnin a ka burri shtëpi, a ka toka, që të mos vuajë gruaja. Pse të vuaj unë në 2022? Është zotësia e femrës që ta mbajë ekonominë pastaj”, përfundoi Antonela.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark