×
  • Lajme
  • Aktuale

    Aparaturat e reja për furnizimi me oksigjen, kthejnë pesë klinika specialistike për të prekurit me COVID-19

    Insajderi
    13 November 2020 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komiteti për menaxhim të situatës me COVID-19, në nivel të SHSKUK-së, ka njoftuar dje se ka pezulluar punën në pesë klinika specialistike, duke i kthyer kështu në shërbimë të pacienëtëve më Covid-19.

    Ky pezullimi i punës erdhi si pasojë e gjendjes epidemiologjike në vend dhe rritjes së vazhdueshme të rasteve me COVID-19, shkruan Insajderi.

    “Për shkak të rritjes së numrit të spitalizuave të dyshuar dhe konfirmuar me COVID-19, ky Komitet ka vendosur riorganizimin e hapësirave të brendshme si nevojë për të përfituar hapësira. Klinika e Nefrologjisë, Reumatologjisë, Gastroenetrologjisë, Hematologjisë dhe Endokrinologjisë përkohësisht janë shndërruar në njësi COVID 3 në QKUK”, thuhet në përgjigjet e SHSKUK për Insajderin.

    Pjessë e këtyre klinikave është e klinika e Endokrinologjia e cila ka një infrastruktur moderne.

    Arsyeja kyçe se pse këto klinika janë kthyer për shërbime të pacienëtëve me Covid-19 është se kanë një sistem qendror të furnizimit me oksigjen, dhe kjo ka përmirësuar gjendjen.

    Kështu kanë konfirmuar për Insajderin zyrtarët nga SHSKUK, ku mes tjerash kanë thënë se këto klinika janë transferuar në hapësira tjera.

    “Këto klinika janë transferuar në hapësira tjera, me qëllim për të përfituar hapësira në klinika ku ka furnizimi me oksigjen përmes sistemit qendror të oksigjenit të lëngshëm. Është shtuar nevoja për rritje të vendeve për mjekim intensiv qendror, andaj duke qenë se Klinika e Endokrinologjisë është në korridor të afërt me mjekimin intensiv COVID dhe ka sistem qendror të furnizimit me oksigjen, Komiteti ka vendosur që të zgjerohen vendet për mjekim intensiv në këtë klinikë”, thuhet në përgjigjien e tyre me tej.

    Sipas SHSKUK-së, ky vendim vlen vetëm sa ka raste me COVID-19.

    Ky llojë riorganizimi bëhet me qëllim të vetëm ofrimin sa më të mirë të shërbimeve shëndetësore për pacientët me COVID-19.

    Ndonëse, QKUK ka njoftuar se do të ofroj shërbime rasteve emergjente që kanë nevojë për trajtim mjekësorë. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark