×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Apeli ua kundërshton statusin e viktimave 20 personave të paraqitur kundër ish-krerëve të UÇK-së

    Insajderi
    01 May 2023 - 11:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së ka fituar një rast përballë Kolegjit të Viktimave. Këtë e ka konfirmuar vendimi i Apelit të Gjykatës Speciale në Hagë.

    Pasi që gjykatësi i procedurës paraprake kishte refuzuar statusin e viktimave ndaj 20 personave në rastin Thaçi dhe të tjerët, Kolegji i Viktimave apeloi në nivelin e dytë të Speciales.

    Në një parashtresë lëshuar së fundmi, njoftohet për refuzimin në tërësi nga ana e Apelit e statusit të viktimave ndaj 20 personave në fjalë.

    Më 13 mars të këtij viti, Gjykata Speciale ka pranuar tri viktima të reja në rastin Thaçi dhe të tjerët.

    Dokumentin mund ta shihni këtu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark