×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Apple prezanton iPhone 12 dhe iPhone 12 mini në ngjyrë të re vjollcë

    Insajderi
    20 April 2021 - 20:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Apple sot ka zbuluar iPhone 12 dhe iPhone 12 mini në ngjyrë vjollcë. Kjo ngjyrë e re thekson bukur skajet e sheshta të aluminit që i ka iPhone 12, të cilat përputhen në mënyrë të përsosur me ngjyrën e xhamit të pasëm. Të dy modelet kanë sistem të përparuar të kamerës së dyfishtë që sjellë fotografi të bukura dhe po ashtu cilësi të lartë të videove.

    Modelet iPhone 12 sjellin edhe përvojën më të mirë 5G. Iphone 12 dhe iPhone 12 mini në ngjyrë vjollcë do të jenë në dispozicion për t’u para-porositur nga 23 prilli, ndërsa do të jenë në dispozicion në treg nga 30 prilli, raporton “Apple.com”.

    “IPhone 12 i jashtëzakonshëm është smartfoni më i popullarizuar në botë, dhe familja iPhone 12 ka rreth 99 për qind të nivelit të kënaqësisë së konsumatorëve. Ngjyra e re vjollcë, në kohën e pranverës, sjellë një opsion tjetër dhe mendojmë se konsumatorët do ta duan”, ka thënë Greg Joswiak, zëvendëspresident i Applet për Marketingun Botëror.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark