×
  • Sport
  • Sport

    Arabët të gatshme në ‘tavolinë’ 100 milionë euro për kroatin Luka Modric…

    Insajderi
    25 January 2023 - 17:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kontrata e tij me Real Madrid skadon qershorin e ardhshëm dhe 37-vjeçari Luka Modric nuk ka gjasa të rinovojë me klubin spanjol të ‘los blancos’. 

    Sipas informacioneve nga e përditshmja saudite Okaz, me qendër në Jeddah, drejtuesit e Al Nassr i kanë dorëzuar fantazistit kroat Modric një propozim për një kontratë 2.5-vjeçare dhe me një pagë prej 40 milionë eurosh në vit. Që do të thotë, se nëse mesfushori kroat pranon, ai do të arkëtojë gjithsej 100 milionë euro! 

    Gazetë e madhe në Arabinë Saudite, sqaron se fituesi i “Topit të Artë” 2018 ka shprehur tashmë dëshirën e tij për t’iu bashkuar klubit të CR7.

    Sigurisht, vlen të theksohet se që nga dita kur sulmuesi portugez nënshkroi për Al Nassr, Sergio Ramos, Marcelo, Hazard, të cilët ishin bashkëlojtarët e tij te Reali, shikohen si objektiva të mundshëm të skuadrës. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark