Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, shumë vende të botës kanë vendosur sanksionë ndaj firmave ruse, por Arabia Sauditë ka bërë të kundërtën.
Kompania “Kingdom” nga Arabia Saudite ka investuar me miliarda në kompanitë ruse të energjisë. Më saktë “Kingdom Holding” ka investuar në kompanitë ruse: Gazprom, Rosneft dhe Lukoil gjatë periudhës 22 shkurtit dhe 22 mars, shkruan Reuters, përcjell Insajderi.
Kingdom Holding, e cila është në pronësi të princit saudit, Alëaleed Bin Talal, investoi 1.37 miliardë rialë në Gazprom, 196 milionë rialë në Rosneft dhe 410 milionë rialë në Lukoil nga 22 shkurt deri më 22 mars
Ndryshe, SHBA-ja dhe Britania e Madhe po ndalojnë naftën ruse, ndërsa BE-ja është zotuar t’i japë fund varësisë së saj nga gazi rus. Derisa, vendet Perëndimore kanë ngrirë asetet e Bankës Qendrore të Rusisë, duke kufizuar aftësinë e saj për të aksesuar 630 miliardë dollarë (470 miliardë £) të rezervave të saj në dollarë.
Kujtojmë se, një numër në rritje i kompanive ndërkombëtare, duke përfshirë McDonald’s, Coca-Cola dhe Starbucks, kanë pezulluar tregtinë në Rusi.
/Insajderi.org