21:38 - 31 Janar 2023

Sonte në Prime është duke u diskutuar debati mes Efit dhe Oltës. Vajzat gjatë të javës kanë pasur konflikte mes vete dhe agesive ndaj njëra tjetrës.

Madje është bërë virale edhe një deklaratë e Oltës, se di shumë gjëra nga jashtë për Efin.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar moderatorja Arbana duke ‘shpërthyer’ ndaj Oltës se askush nuk ka të drejtë te gjykojë askënd për jetën jashtë.

Ajo e ka quajtur të shëmtuar këtë.

“Cfare informacione ke nga jashtë, sic ke ti informacione të gjithë kanë informacione, për mua, për ty, është shumë e shëmtuar, askush nuk ka të drejtë të gjykojë askë për jetën jashtë, secili ka te drejtë ta jetojë jeten e vetë si të dojë me kë të dojë”, u shpreh Arbana.