×
  • Showbiz
  • Show

    Arbër Hajdari habit me deklaratën: Beatrix shyqyr që dole, mos rri si pulë e lagur

    Insajderi
    22 January 2022 - 10:06

    Beatrix Ramosaj është banorja që u largua mbrëmë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

    Në televotimin me Einxhel dhe Donald, ishte Beatrix Ramosaj ajo që publiku voto për ta nxjerrë nga shtëpia e Big Brother.

    Bileta e saj ishte vetëm vajtje, kështu duke mbyllur rrugëtimin e saj në këtë spektakël.

    Në studio ajo dukej shumë e frikësuar nga bota jashtë dhe komentet që pret qoftë nga familja apo publiku.

    E këtë gjë e vuri re edhe opinionisti Arbër Hajdari, i cili i tha Trixës që shyqyr që dole, pasi tha se rrugëtimi i saj në BigBrother është kufizuar pasi sipas tij, Trixa e ka ndrydhur shumë veten se çfarë do mendojnë jashtë.

    “Shyqyr që dole, mos rri si pulë e lagur” iu drejtua ai Trixës duke u munduar ta çlirojë nga emocionet që kishte në studio.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark