×
  • Showbiz
  • Show

    Arbër Hajdari zbulon se do të bëhet baba, zbulon gjininë e fëmijës

    Insajderi
    10 December 2023 - 14:46

    Arbër Hajdari zbuloi se do të bëhet baba dhe se festat e këtij viti do ta gjejnë ndryshe.

    Ai zbuloi gjithashtu edhe gjininë e fëmijës. Arbër Hajdari dhe partnerja e tij do të bëhen prindër të një vajze.

    Në emisionin “Më lër të flas”, Arbri u shpreh se prej disa muajsh ka nisur të mendojë ndryshe për kujdesin ndaj fëmijëve, tashmë si një baba.

    Bidesa kur Arbër Hajdari zbulon lajmin dhe detajet: 

    Romeo Veshaj: Ti Arbër kur do ta bësh një fëmijë? Se kemi një lajme ekskluziv më duket.

    Arbër Hajdari: E keni informacion juve?

    Romeo Veshaj: Po e kemi…

    Arbër Hajdari: Po, do bëhem baba shumë shpejt.

    Romeo Veshaj: Këto festa do të të gjejnë ndryshe Arbër.

    Arbër Hajdari: Këto festa do të më presin ndryshe. Në momentin që bëhesh prind shumë gjëra ndryshojnë tek njeriu. Sidomos në momentin që sjell në jetë një fëmijë rritet përgjegjësia në mënyrën e të menduarit.

    Romeo Veshaj: A ka nisur të ndryshojë tek ti, tani që do të bëhesh baba, mënyra e të menduarit?

    Arbër Hajdari: Ka nisur që prej dy-tre muajsh të ndryshojë mënyra e të menduarit. Prioritetet deri diku kanë nisur të lëvizin.

    Romeo Veshaj: Do të bëhesh babi i një vajze apo djali?

    Arbër Hajdari: Zoti mi pranoi lutjet që bëra, doja të bëhesha babi i një vajze, dhe do të bëhem me vajzë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark