×
  • Sport
  • Sport

    Arbër Zeneli refuzon Suedinë, pret ftesë nga Shqipëria

    Insajderi
    04 February 2016 - 11:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mesfushori i klubit holandez Heerenven, Arbër Zeneli, ka dëshirë të luajë për Shqipërinë.  Kështu deklaroi babai i futbollistit shqiptar në një prononcim për portalin “Online”, raporton Insajderi.

    Shqiptari është duke bërë paraqitje mjaft pozitive te Heerenven.  Në katër ndeshje, ai ka shënuar dy herë dhe goli i fundit ishte me vlerën e tri pikëve.  Kjo ka bërë që për mesfushorin të flitet shumë.

    Zeneli është lindur në Suedi, megjithatë ai ka prindër me origjinë shqiptare.  Edhe pse ka luajtur më parë me U-21 të Suedisë, babai i Arbërit, Avniu tha se djali  tij është i gatshëm të luajë për kuqezinjtë.

    “Jemi duke pritur një ftesë nga De Biazi dhe nga Duka.  Ai pëlqehet edhe nga Suedia, mirëpo në rast të një ftese nga Shqipëria, nuk do ta refuzonim kurrsesi”, tha babai i talentit shqiptar.

    Zeneli eshte transferuar ne Heerenven gjate afatit kalimtar te janarit nga skuadra suedeze, Elfsborg./Insajderi.com

     

     

     

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark