×
  • Sport
  • Aktuale

    Ardian Hamiti: Kuvendin e Notit e kanë prishë Fazliu dhe Shatri, i takojnë një grupi shantazhues

    Insajderi
    15 March 2021 - 13:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Anëtari i Bordit të Federatës së Notit, Ardian Hamiti ka akuzuar Afërdita Fazliu dhe ish basketbollistin e njohur, Fikret Shatrin se kanë prishur Kuvendin zgjedhor të Notit që u zhvillua më 13 mars (të shtunën) por që nuk përfundoi me zgjedhjen e kryetarit të ri. Hamiti në një prononcim për Insportin ka deklaruar se Fazilu dhe Shatrin në Kuvendin e së shtunës ishin me vetëm një qëllim të caktuar, për të prishur dhe mbështetur disa klube fantome që nuk janë të regjistruara fare në Federatë.

    Arbnor Luta

    Sipas Hamitit, Afërdita Fazilu nuk është dashur fare të jetë prezente aty, e aq më pak të merr rolin e udhëheqëses së Kuvendit.

    “Kuvendin e së shtunës e kanë prishur zyrtarët e Departamentit të Sportit të Ministrisë së Sportit dhe Kulturës së Kosovës duke u përzier, Afërdita Fazliu dhe Fikret Shatri. Ata na kanë sugjeruar që t’i pranojmë disa klube të cilat nuk janë të regjistruara, janë fantome. Kanë sjell delegatë që kanë ardhur vetëm me prishë Kuvendin dhe nuk janë të regjistruar askund. Këta i ka mbrojtur Afërdita Fazliu”, ka deklaruar Hamiti për Insportin.

    Në vazhdim të bisedës Hamiti me Gazetën Online “Insporti” ka deklaruar se këta dy zyrtarë (Afërdita Fazliu dhe Fikret Shatri) kanë interesa të caktuar që një kandidat i caktuar të bëhet të bëhet kryetar i ri i Federatës së Notit.

    “Zyrtari i Sportit është i dërguar nga politika, ai përfaqëson politikën e departamentit të sportit. Në këtë rast ka qenë Fikret Shatri, ka shkuar me lyp vota, është zyrtari i departamentit të sportit. Afërdita Fazliu merr rolin e udhëheqëses së Kuvendit, ajo është vetëm monitoruese, aq më shumë ajo nuk është e deleguar sepse ne kemi një zyrtar të caktuar që është i thirrur për ta monitoruar Federatën e Notit, aty në Kuvend na vinë Afërdita Fazliu dhe Fikret Shatrit. Në Kuvendin e së shtunës, janë edhe pamjet ku Afërdita na jep sugjerime, Afërdita nuk është interpretuese e ligjit duhet me kuptuar këtë gjë, ajo është vetëm me monitoruar e që nuk ka pas asnjë lloj shkelje, nëse ne bëjmë shkelje, Afërdita duhet me i vëzhguar ato shkelje dhe t’i raportojë, por jo me ardh me udhëheqë Kuvendin për arsye se ka interesa me rrëzuar një kandidat të caktuar brenda Komitetit Olimpik të Kosovës. Afërdita nuk ka të drejtë me qenë fare aty në Kuvend. Ne kemi një zyrtar të caktuar për këtë punë, pse nuk vjen ai”.

    Për të lexuar lajmin e plotë klikoni në këtë link: Insporti.com.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark