Ariana Grande dhe John Legend kanë nënshkruar marrëveshje për të kryer një version të ri të filmit “E bukura dhe bisha”.
Ariana Grande ka lënë të kuptohet nëpërmjet një fotografie që ka një bashkëpunim në studion e regjistrimit me John Legend. Edhe John Legend ka publikuar një fotografi, ku bën tagg Ariana Grande-n.
Pas të dhënave të mediave sociale, Ron Fair, producenti i këngës, konfirmoi bashkëpunimin me një deklaratë në ABC.
Origjinali i vitit 1991 i filmit të animuar është kryer nga Celine Dion dhe Peabo Bryson.
Ky ishte një hit i madh, i cili fitoi Golden Globe dhe Oskar për “Best Original Song” si dhe dy Grammy’s.
Është e vështirë që Celine Dion të arrihet, por Disney është i bindur se Ariana dhe John do të krijojnë një impakt të pabesueshëm të këngës klasike.