×
  • Lajme
  • Insajderi

    U godit me grusht në kokë, Arianit Koci flet për Insajderin: Ata që më goditën ishin serbë

    Insajderi
    02 October 2022 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Avokati Arianit Koci, ka folur për Gazetën Insajderi pas lajmeve se ai u sulmua me grusht në kokë nga një person i panjohur.

    Fillimisht ai tha se është mirë me shëndet, derisa theksoi se nuk ka ndonjë lëndim.

    Siç bën të ditur Koci, dy personat e sulmuan derisa ishin në lëvizje me një motor pa tabela. Poashtu, sipas tij, të njëjtit janë të nacionalitetit serb dhe se policia është duke e trajtuar rastin.

    “Mirë jam me shëndet. Nuk kam asnjë lëndim. Është e vërtetë që më ka goditë njëri nga motori që ishte pa tabela, sa e kuptova unë ata të dy ishin të nacionalitetit serb dhe policia po merret me rastin” – tha Koci në një përgjigje për Gazetën Insajderi.

    Koci u godit me grusht derisa po shëtiste me biçikletë afër parkut Ulpiana, konkretisht në rrugën “Graanicë-Llapnasell”.

    Sipas raportit policor të siguruar nga Klankosova.tv, Koci ka qenë në biçikletë, kur dy persona i janë ofruar me një motor dhe njëri nga ta e ka goditur me grusht në kokë.

    Në raport, Koci ka thënë se dy të dyshuarit i ka parë pak para sulmit në një pompë derivatesh, e cila posedon kamera.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark