×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Arif Molliqi boton librin satirik “Kreshnikët e Boksh Barutit”

    Insajderi
    24 May 2023 - 19:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shkrimtari Arif Molliqi, i cili prej tri dekadash e sa jeton e krijon në Gjermani, pas një serë veprash në poezi, prozë dhe publicistikë, del me një vepër të re, ndryshe nga të tjerat.

    Bëhet fjalë për përmbledhjen me poezi humoristike, satirike e parodi pikante, me titull, “Kreshnikët e Boksh Barutit”, të cilat fshikullojnë përditshmërinë tonë që nga fundi i viteve tetëdhjeta të shekullit të kaluar e këndej, veçmas skenën tonë politike dhe atë, skenën gjithëshqiptare, të cilën , natyrisht për ta parë ashtu si duhet, e karikaturon tej mase përmes vargjeve, duke ia shpërfaqur në publik, përmes petkit poetik, të gjitha të palarat, gafet, naivitetet, sorollitjet, mendjemadhësit e kapërdisjet e shfrenuara brenda e jashtë trojeve tona.


    Një pjesë e lexuesve si dhe njohësve të letërsisë, veçmas bashkohanikët e Arif Molliqit, e dinë që Boksh Baruti është pseudonimi i hershëm i shkrimtarit, qysh nga vitet tetëdhjeta, kur kishte filluar të merrej me humor dhe ishte njëri nga bashkëpunëtortët e zellshëm të revistës për humor e satirë “Thumbi” nga Prishtina.

    Libri më i ri i A. Molliqit “Kreshnikët e Boksh Barutit” është botuar nga shtëpia botuese, “Beqir Musliu”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark