×
  • Showbiz
  • Show

    Arjola pjesë e një filmi të shkurtër: Kam edhe një skenë intime

    Insajderi
    14 October 2021 - 14:59

    Konkurentët e përzgjedhur brenda shtëpisë së ‘’Big Brother Vip’’ janë shumë të suksesshëm në jetën publike dhe në profesionet e tyre.

    Me njëri-tjetrin, ata shpesh herë diskutojnë lidhur me vështirësi të shumta që i është dashur të kalojnë në karrierë apo edhe për plane të së ardhmes.

    Mëngjesin e sotëm ishte Arjola e cila tregoi për Monikën dhe Sheilën se është në pritje të publikimit të një filmi me metrazh të shkurtër, pjesë e stafit të së cilit është edhe ajo.

    ‘’Kam bërë një film tani së afërmi, mezi po pres të publikohet. Ishte shumë e vështirë pasi duhet të komunikoja vetëm me sy dhe nuk mund të flisja aspak’’,- tha Arjola.

    Ajo shtoi se në film i është dashur të xhirojë edhe një skenë intime.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark