Arjon Luli, një nga ish-konkurrentët më të komentuar të emisionit “Përputhen”, i cili u përjashtua nga reality show pasi theu një nga rregullat kryesore, së fundmi ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram.
“A ke ndonjë foto ose video të atyre gocave ku mundesh të ua shkatërrosh karrierën si Anës?”, e pyet një ndjekës Arjonin.
Ky i fundit i përgjigjet se nuk është qëllimi i tij që të shkatërrojë karrierën të tjerëve.
“Lol qëllimi im nuk është ti shkatërroj njerëzve karrierën. Nuk dua me hap arkivat. Kam 36 minuta material që ndoshta as guide lines i “Instagram”-in nuk e pranon, por s’kam atë qëllim. Të kujtoj atë shprehjen: “Jeto dhe lëri të jetojnë”, i përgjigjet Arjoni.