×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Aro Muric flet për Insajderin, sqaron raportet me Agim Ademin

    Insajderi
    23 March 2023 - 16:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ditën e djeshme, kryetari i  Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ishte arrestuar nga policia e Kosovës. Analsiti Ramiz Shala, teksa po komentonte arrestimin e Ademit ai kujtoi edhe një rast që kishte ndodhur më herët. Sipas tij, pikërisht kryetari i FFK-së kishte qënë shkas që portjeri Arijanet Muric të përjashtohet nga kombëtarja.

    Ish-drejtori në Komunën e Skenderajt ia hodhi fajin Agim Ademit, i cili u mundua t’i jepte urdhra futbollistit, por i njëjti nuk kishte pranuar, dhe kjo sipas Shalës është arsyeja pse ai është përjashtuar nga kampi Dardan.

    Në lidhje me këtë Gazeta Insajderi ka kontaktuar me ish-portjerin e kombëtares, Arijanet Muric.

    Muric tha për Insajderin se ai nuk është në dijeni për arrestimin e Ademit dhe se i njëjti kishte raport të mirë me të dhe nuk kishin pasur probleme.

    “Jo, nuk isha në dijeni për arrestimin e kryetarit të kombëtares. Une kam pasur gjithmonë raporte të mira me të. Kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë Muric për Insajderin.

    Futbollisti ka tejkaluar problemet e mëhershme dhe është rikthyer në zgjedhje të parë, duke qenë pikë referuese si për Kombëtaren.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark