×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Arrestimi i një serbi në Jarinje, deklarohet Policia e Kosovës

    Insajderi
    28 March 2023 - 21:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    U raportua nga mediat serbe për arrestimin e një qytetari të nacionalitet serb në Kosovë në pikën kufitare të Jarinjes ndërsa tashmë u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës, shkruan Insajderi.

    Ndonëse media serbe që operojnë edhe në Kosovë provuan t’i binin borisë së propagandës duke e paraqitur për gjoja arrestim me motiv etnik, Policia e Kosovës njoftoi se i dyshuari kërkohej mbi dyshimet e bazuara për përfshirje në veprat penale si; krim i organizuar, marrje e mitos dhe keqpërdorim i autorizimit.

    Njoftimi i Policisë së Kosovës:

    Komunikatë për media

    Prishtinë, 28 mars 2023

    Sot, në orët e mbrëmjes në pikë kalimin kifitar Jarinje,  është ndaluar një mashkull kosovar (M.J.), mbi bazën e urdhërarrestit aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore.

    I dyshuari kërkohej mbi dyshimet e bazuara për përfshirje në veprat penale si; krim i organizuar, marrje e mitos dhe keqpërdorim i autorizimit.

    Të gjitha veprimet dhe procedurat e mëtejme, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark