×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Arrestohen 14 persona në rastin “Brezovica”, sekuestrohen para, vetura dhe armë

    Insajderi
    02 March 2023 - 13:59

    Janë arrestuar 14 persona, janë sekuestruar para, disa vetura, armë dhe dokumente pas aksionit të Policisë së Kosovës që zhvilloi sot me urdhër të Prokurorisë së Ferizajt për rastin “Brezovica”.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajde”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Detyrimi”.

    Gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur një numër i madh i autosalloneve, shtëpive dhe lokaleve përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës, Ferizajt, Vushtrrisë, Lipjanit, komunës së Vitisë, ku, me ç’rast janë arrestuar katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar. Të dyshuarit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh“, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

    Tutje, pas kontrollit në objekte janë konfiskuar para, vetura, armë e dokumente.

    Ndërsa, gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe konfiskuar: para, vetura, armë dhe dokumente të ndryshme“, thuhet në njoftim.

    Aksioni është zhvilluar në qytetin e Prishtinës, Ferizajt dhe Vushtrrisë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark