×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Arrestohen 2 gra në aeroport, fshehën 2 kg kokainë në flokë (FOTO)

    Insajderi
    14 November 2022 - 23:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy gra u arrestuan në Kolumbi në përpjekje për të kontrabanduar kokainë të fshehur në flokët e tyre “extension”, tha ministria e Mbrojtjes së Kolumbisë.

    Zonjat, të cilat përdorën zgjatimet për të krijuar modele flokësh të hollë dhe të dredhur, u ndaluan në dy aeroporte të veçanta në vendin e Amerikës së Jugut, tha agjencia.

    Ato do të udhëtonin për në Madrid, Spanjë, dhe u ndaluan pasi kaluan sigurinë kur skanimi i trupit tregoi se objekte të huaja ishin fshehur në flokët e tyre, tha Kol Carlos Alberto Potes.

    Droga ishte e fshehur në tuba të vegjël dhe të rrumbullakët të zinj dhe ishte ngjitur në lëkurën e kokës së të dyshuarve poshtë zgjatimeve, tregojnë imazhet, shkruan NYP. 

    Autoritetet në Kolumbi shfaqën me krenari rezultatet e operacionit. Në total u gjetën  2 kilogramë drogë e bardhë pluhur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark