×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen 6 trafikantë të drogës në kufirin me Malin e Zi

    Insajderi
    20 November 2016 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Shkodrës arrestoi sot 6 trafikantë të drogës gjatë operacionit të koduar “The Border”, të shtrirë përgjatë kufirit të gjelbërt të Shqipërisë me Malin e Zi si dhe në pikëkalimet kufitare mes dy vendeve fqinje.

    Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 107 kilogramë lëndë narkotike, e dyshuar si cannabis sativa.

    Fillimisht, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, u bë arrestimi në flagrancë i 5 shtetasve, banorë të Shkodrës, të cilët u ndaluan në brezin e kufirit të gjelbërt, në vendin e quajtur fshati Pentar, njësia administrative Dajç. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata po tentonin të trafikonin lëndën narkotike në drejtim të Malit të Zi. Trafikantët udhëtonin me një mjet kamionçinë të ngarkuar me 18 thasë, ku u gjetën 88 kg lëndë e dyshuar narkotike, sasi kjo që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

    Po sot, u njoftua se, shërbimet e Policisë Kufitare në Muriqan arrestuan në flagrancë një 27 vjeçar nga Durrësi, pasi në automjetin e tij u gjetën disa pako, të futura në cilindra metalikë, ku ishin fshehur 19 kg lëndë e dyshuar si narkotikë.

    Javët e fundit, janë shpeshtuar përpjekjet e trafikantëve për të kaluar drogë përmes kufirit të gjelbërt të Shqipërisë me Malin e Zi, duke përfituar nga terreni, por edhe gjatësia prej më shumë se 200 kilometrash e vijës kufitare, gjë që vështirëson kontrollin e kufirit të gjelbërt mes dy vendeve.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    13 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark