×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Arrestohen dy kosovarë për vjedhje të dy vetura e stoli ari në Austri

    Insajderi
    14 November 2023 - 16:24

    Janë arrestuar dy persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda që kanë ndodhur në Austri nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme – Prishtinë.

    Rastet kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore,(dhjetor 2022- janar 2023).

    Puna e hetuesve rajonal, është finalizuar sot , ku pas marrjes së disa veprimeve operative në koordinim me Prokurorinë, Gjykatën themelore dhe hetuesit nga Republika e Austrisë, kanë arrestuar dy personat e dyshuar:

    – L.B . mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

    – I. V mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

    Pjesë e aksioneve ka qenë edhe kontrolli i katër lokacioneve, ku nga hetuesit janë gjetë dhe sekuestruar:

    – stoli ari

    -156 fishekë

    -2 automjete etj.

    Personat e dyshuar pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit janë në kërkim të personit të tretë të dyshuar i cili tash më është i identifikuar.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark